Anëtarët

HomeNeAnëtarët

Elife (Eli) Krasniqi kreu studimet e Bachelor në Sociologji në Universitetin e Prishtinës, dhe studimet Master poashtu në Sociologji në New School for Social Research në New York. Për më shumë se pesëmbëdhjet vjet është feministe aktiviste e shoqërisë civile në Kosovë. Aktualisht është doktorante në Histori dhe Antropologji të Evropës Juglindore në Universitetin e Graz-it (Austri), dhe drejtore e Alter Habitus – Instituti për Studime në Shoqëri dhe Kulturë në Prishtinë.

Elmaze (Eli) Gashi është sociologe me më shumë se nëntë vjet përvojë në fondacione ndërkombtare dhe organizata joqeveritare, agjensione qeveritare duke mbikqyrur projekte të financuara nga USAID. Në pozitën e saj të fundit si Drejtore e Projektit për EWMI, zj. Gashi mbikqyri dhe menagjoi një program të financuar nga UK DFID, me të cilin u themelua Gjykata Kushtetuese e Kosovës, dhe në të njëjtën kohë, ajo ishte përgjegjëse për menagjimin e grantit të USAID-it që promovonte sigurinë. Zj. Gashi ka magjistruar në Sociologji në New School for Social Sciences në New York. Përvoja e saj jashtë vendit përfshin pozitën e Asistentes së Zëvendës Drejtorit në Zyrën e Shtypit, në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në Shtetin e New Yorkut.

Shkumbin Brestovci asht ndërrmarrës i pamvarun në fushën e teknologjive të hapuna. Për katër vite z. Brestovci punoi për Philips Speech Processing, në Vjenë, Austri. Përgjatë viteve, z. Brestovci i vëri në punë shkathtësitë e tij në matematikë dhe gjuhë në projekte të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe përkthimin e Peter Bartl – Albanien (1998) dhe duke punuar si programer freelance dhe zhvillues i Web-it në Vjenë. Z. Brestovci është ekspert në zhvillim të webit. Të arriturat akdemike të z. Brestovcit përfshijnë studimet në Matematikë në Kassel, në Gjermani dhe Prishtinë (1989-1990), dhe Linguistika e përgjithshme në Vjenë, Austri.

Petrit Bytyqi studioi për Teknologji Informative dhe është në përfundim të Bachelor në Antropologji Kulturore në Universitetin e Prishtinës. Mori pjesë në shumë projekte të shërbimeve online si: dokufest.combubrrecat.comkosovomemory.orgweniff.comalterhabitus.com. Në fushën e antropologjisë kulturore, Bytyqi  angazhohet në vazhdimësi në projekte hulumtuese: anthropology.atkosovo.com, hulumtime pjesëmarrëse e botime te veçanta të Biblotekes Kombëtare të Kosovës ‘Hisja e Gruas’, DokuFest, CSGD.

Jeta Rexha, e diplomuar në Universitetin e Prishtinës në Departamentin e Sociologjisë. Hulumtuese me fokus në studime të kujtesës, gjini, kulturë dhe metodologji kualitative. Është pjesë e Programit Universitar për Studime dhe Hulumtime Gjinore. Ka punuar në Iniciativën e Historisë Gojore të Kosovës, dhe e angazhuar në projekte të shumta hulumtimi me fokus në sistemin gjyqësor, klientelizmin politik dhe migrimin.

 

Anëtarët e bordit:

Lura Limani është redaktore, shkrimtare dhe hulumtuese nga Prishtina, Kosovë. Është krye-redaktore e Prishtina Insight, revistë online në gjuhën angleze e prodhuar nga Balkan Investigative Reporting Network, BIRN, Kosovë dhe redaktore e zinës së pavarur Lirindja. Ka studiuar sociologjinë, studime të kulturës dhe letërsi krahasuese në Prishtinë, Nju Jork dhe Freiburg dhe tash është hulumtuese në Institutin për Studimet e të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Kolumbias në qytetin e Nju Jork-ut.

Gjylbehare Bella Murati ka PhD në Juridik nga Universiteti i Gentit, Belgjikë, LL.M nga Universiteti i Essex-it në Mbretërinë e Bashkuar dhe BA në Juridik nga Universiteti i Prishtinës, Kosovë, dhe Utrecht, Holandë. Murati tani ligjëron në dy shkolla të juridikut në Kosovë dhe në Fakultetin Juridik në Universitetin e Haxhi Zekës në Pejë dhe në Shkollën Evropiane të Juridikut dhe Qeverisjes në Prishtinë, Kosovë. Është po ashtu bashkëpunëtore hulumtuese e studimeve postdiplomike në qendrën universitare evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizimin në Venecia Lido, Itali

Tahir Latifi, ka kryer studimet e doktoraturës në Universitetin e Graz-it, Qendra për Histori dhe Antropologji e Evropës Juglindore. Që nga tetori i vitit 2015 është ligjërues në Departamentin e Antropologjisë, Universiteti i Prishtinës,si dhe në Kolegjin AAB. Në periudhën shtator 2010 deri në nëntor 2013 ka punuar si hulumtues shkencor në Qendrën për Histori dhe Antropologji të Evropës Juglindore të Universitetit të Graz-it. Nga viti 2004 deri 2010 ka qenë asistent në Departamentin e Antropologjisë të Universitetit të Prishtinës. Tahir Latifi është i fokusuar në studime dhe hulumtime për familjen, farefisninë, politikat sociale, të drejtën zakonore dhe ndryshimet socio-kulturore.

Delina Fico është drejtuese dhe menaxhere me përvojë në fushën e zhvillimit të shoqërisë civile, barazisë gjinore, avokimit, zhvillimit individual dhe institucional, zhvillimit strategjik, edukimit publik dhe sigurimit të fondeve. Në 29 vitet e fundit Delina ka punuar si drejtuese, menaxhere dhe specialiste për organizata jofitimprurëse, kompani, institucione publike, institucione akademike dhe organizma ndërqeveritarë shqiptarë dhe të huaj në Shqipëri, Kosovë, SHBA, Kaukaz dhe Azinë Qendrore, duke përfshirë East West Management Institute, Chemonics International, World Learning for International Development, IREX, New School for Social Research (në SHBA dhe në programet e tyre në Kosovë, Serbi, Gjeorgji, Azerbajxhan dhe Kirgizstan); si dhe Universiteti i Tiranës, Ministria e Jashtme dhe Qendra e Gruas (Shqipëri).

Delina ka shërbyer dhe shërben si anëtare apo kryetare bordi në një numër organizatash dhe rrjetesh jofitimprurëse në Shqipëri, Kosovë, SHBA dhe Poloni, duke përfshirë Rrjetin e Grave Lindje – Perëndim dhe Shoqatën e Grave Shqiptaro-Amerikane (SHBA), Fondacionin për Shoqërinë e Hapur në Shqipëri, shoqatën e grave “Refleksione” (Shqipëri), Strehën për Personat LGBT (Shqipëri), Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës, etj.

Delina ka nje master në Shkenca Politike dhe një master për Menaxhim në Sektorin Jofitimprurës, të dyja nga New School for Social Research (Nju Jork), dhe një Çertifikatë për Studime Doktorature nga Clemson University (Karolina e Jugut, SHBA). Delina ka dhënë mësim në Universitetin e Tiranës dhe në Universitetin e Nju Jorkut në Nju Jork, si dhe ka botuar artikuj në revista e gazeta lidhur me çështjet gjinore dhe shoqërinë civile. Delina punon aktualisht si Drejtore për Programet e Shoqërisë Civile për organizatën amerikane East West Management Institute dhe banon në Tiranë.

color
http://www.alterhabitus.org/wp-content/themes/maple/
http://www.alterhabitus.org/
#d8d8d8
style1
paged
Loading posts...
/usr/www/users/alterhd/
#
on
none
loading
#
Sort Gallery
on
yes
yes
off
on
off