Kujtesa kolektive & Drejtësia Tranzicionale

HomeProgrameKujtesa kolektive & Drejtësia Tranzicionale

Hulumtimi dhe dokumentimi i memorialeve prej 1999 – 2009

Prej muajit shkurt 2010, Alter Habitus ka filluar dokumentimin e memorialeve të ndertuara në Kosovë prej 1999 – 2009, pёrmes fotografive dhe hulumtimin e tyre duke nxjerrjё tё dhёna pёr historikun e secilit memorial. Me memoriale kuptojmё lapidaret, bustet, pllakat pёrkujtimore, varrezat e dёshmorёve etj. Pёrveç tjerash, Alter Habitus po pёrdor GPS nёpёrmes tё cilёs po hulumton kordinatat e lokacionit tё çdo memoriali nё Kosovё dhe këto kordinata do tё jenë pjesë e informative në databazë.

Kjo fazё ёshtё fazё mjaft e rёndёsishme e projektit Kujtesa Kolektive dhe Drejtёsia Tranzicionale meqё pёr herë të parё nё Kosovё ёshtё duke u krijuar databaza pёr memoriale, tё ndёrtuara nga 1999 – 2009.

Kujtesa Kolektive > Hulumtimi nёpёrmes fokus grupeve

Gjetjet nga fokus grupet e zhvilluara nё Kosovёs

Alter Habitus qё nga shkurti 2010 ka organizuar fokus grupe nё shtatё qytete tё Kosovёs: Gjakovё, Prizren, Ferizaj, Pejё, Gjilan, Kacanik dhe Han tё Elezit dhe Prishtinё.  Profilet që zakonisht kanë marrë pjesë në fokus grupe janë:

  • Drejtorë të Departamentit për Planifikim Urban brenda Komunës
  • Drejtorë të Departamentit për Rini, Kulturë dhe Sport, brenda Komunës
  • OJQ-të aktive në atë komunë
  • Shoqata e Veteranëve të Luftës
  • Shoqata e ish Burgosurve Politik, ish tё burgosur politik
  • Aktivistë për të drejtat e njeriut
  • OJQ që merren me trashigimi kulturore apo studiues tё trashigimisё kulturore
  • OJQ që merren me qështje gjinore apo me qështje të grave
  • Përfaqësues të partive politike
  • Përfaqësues të fshatrave të asaj komune
  • Qytetarë…

Numri total i pjesёmarrёsve nё tё gjitha fokus grupet ёshtё 123. Alter Habitus ka konsideruar qё para se tё fillohej thuktё tё hulumtohej pёr Kujtesёn Kolektive,dhe para se tё organizohej konferenca nё Kujtesёn Kolektive dhe Drejtёsinё Tranzicionale, nёpёrmes fokus grupeve tё krijohet njё fotografi nёpёrmes sё cilёs do tё diheshin drejtimet e hulumtimit por edhe konturat e diskutimit nё konferencё. Mё konkretisht, tё dihej pёr iniciativat ose projektet e ndёrmarrura deri tani pёr Kujtesёn Kolektive dhe Drejtёsine Tranziconale; tё kuptohej nё mёnyrё mё tё drejtёpёrdrejtё se cili ёshtё kuptimi i kujtesёs kolektive dhe drejtёsisё tranzicionale nё shoqёri; a ka gatishmёri ndёr njerzit pёr tё diskutuar dhe ballafaquar me tё kaluarёn e afёrt nёpёrmes iniciativave tё drejtёsisё tranzicionale,; si janё tё organizuara memorialet nё Kosovё, a ka memoriale tё ndёrtuara pёr gratё dёshmore  etj.

Nё pёrgjithёsi, nga fokus grupet ёshtё kuptuar qё nё Kosovё diskutimi mbi kujtesёn kolektive ёshtё i pёrqёndruar kryesisht nё memoriale si mёnyra mё e shpeshtё e manifestimit tё saj, nё mesin e akademive pёrkujtimore, emёrtimit tё rrugёve, festave kombёtare dhe kёngeve. Rezultati i pёrbashkёt nga pothuajse tё gjitha fokus grupet ёshtё kёrkesa qё tё ketё formё tё institucionalizuar tё kujtesёs kolektive dhe ballafaqimit me tё kaluarёn. Kjo nёnkupton vendosjen e konturave ligjore me tё cilat do tё vendoseshin standarde dhe norma rreth ndёrtimit tё memorialeve. Nga aspekti ligjor, ekziston njё ligj i miratur nga Kuvendi i Kosovёs nё shtator tё vitit 2005 i cili shpall kompleksin pёrkujtimor Adem Jashari nё Prekaz me interes tё vecantё kombёtar duke e vlerёsuar kёtё kompleks me rëndësi “ontologjike, antropologjike, historike, kulturore per qytetarët e Kosovës”. Sipas Nenit 1, ky ligj mëton mbrojtjen e këtij kompleksi nga “ndikimet politike dhe obligimet e institucioneve te Kosovës”. Po aty, Neni 7 shpreh se “qeveria e Kosovës do të sigurojë mjetet financiare për ngritjen e kompleksit” ndërsa Neni 8 se “është i ndaluar cdo veprim i partive politike, tubime dhe manifestimeve partiake” brenda kësaj hapësire.

Ligji i plotë: http://www.assembly-kosova.org/common/docs/ligjet/2004_39_al.pdf

Diskutimi gjatё fokus grupeve rreth procedurave tё ndёrtimit tё memorialeve ёshtё mё shumё normativ sesa qё dihet me saktёsi gjendja reale. Gjatё hulumtimit tonё nё teren, pёrkundёr informatave qё janё marrё nga njё organ komunal apo Shoqata e Veteranёve tё Luftё rreth memorialeve apo procedurave tё ndёrtimit,  nё disa raste, ato informata nuk janё pёrputhur me gjendjen ekzistuese. Vёrehen parregullёsi nё atё se cili organ brenda kuvendit komunal ёshtё vёrtёtё kompetent pёr ndёrtimin e njё memoriali, cila drejtori brenda komunёs do tё mund tё jep informata rreth memorialeve tё ndёrtuara pёrgjatё periudhёs 1999 – 2009 nё komunёn pёrkatёse, a ka njё procedure tё qartё tё ndёrtimit tё memorialeve e njёjtё pёr tё gjitha komunat, a ka databaze pёr numrin dhe vendodhjen e memorialeve nё Kosovё.

Nё tё gjitha komunat, memorialet mbeten tё pambrojtura, meqё sic del nga fokus grupet, nuk ёshtё e qartё se pёrgjejgёsi e kujt janё kёto memoriale pёr t’u mbrojtur.

Shikuar nga aspekti gjinor, memoriale u janё ndёrtuar grave nё masё shumё tё vogёl, edhe atё kryesisht me pllaka simbolike me kontribut tё familjarёve. Sic edhe pritet nё njё shoqёri patriarkale si Kosova, heronjtё janё burrat. Si pothuajse me gjithcka tjetёr, edhe kjo ёshtё marrёdhёnie fuqie. Nё njё shoqёri e dominuar nga burrat, edhe kujtimi pёr për gratë veprimtare pёr clirimin kombtar, dёshmoret apo gratё tjera qё kontribuan nё luftёn e fundit, kryesisht, u përshtatet normave kulturore të cilat funksionojnë brenda kornizës së dominimit patriarkal, i cili pa dyshim që shtron fuqinë e vet në të gjitha shtresat dhe sferat shoqërore, pёrfshirё pra edhe kujtesёn kolektive apo kulturёn e kujtesёs. Deri mё tani dihet pёr njё takim ku gratё ish luftare tё UCK-sё janё mbledhur nё Drenas, por pa pasur ndonjё organizim mё formal (nga intervista me Igo Rugovёn).

Nga pikpamja e estetikёs, sic ёshtё thёnё edhe nё disa diskutime tjeratё organizara nga Alter Habitus, memorialet i ngjasojnё artit soc-realist tё pas luftё sё dytё botrore, por dallimi ёshtё qё kanё simbole kombtare si flamuri kombtar apo stema e UCK-se. Disa nga skulpturat e dёshmorёve janё punuar nga skulptorё tё shuqar tё periudhёs komuniste nё Shqipёri. Zakonisht lapidaret pёr dёshmorёt janё nё pёrmasa shumё tё mёdha, qё trgojnё luftёtarin me armё nё dorё, me bomba dore etj. dhe zakonisht tё vendosur nё njё bazament qё ёshtё ngitur mё lart se niveli i tokёs.

Njё qёshtje tjetёr me tё cilёn hulumtuesit pёrballen pёrgjatё kёtij hulumtimi ёshtё terminologjia apo emёrtimet, pёr shembull nuk kuptohet dallimi midis lapidarёve, busteve, pёrmendoreve apo monumenteve. Nё kёtё pikё, Alter Habitus, ka vendosur qё me memoriale t’i pёrfshijё tё gjitha kёto emёrtime. Poashtu, nё mbishkrime hasim herё cilёsimin si dёshmor e herё si martir dhe pёrdorimi i kёtyre dy cilёsimeve herё ёshtё i njёjtё e herё dallon, varёsisht nga konteksti apo personat.
Alter Habitus ёshtё nё pёrpjekje tё vazhdueshme pёr tё hulumtuar rreth procedurave, financimit si dhe kategorizimin e memorialeve.

Sa i pёrket procedurёs, Drejtoriati per Urbanizem ёshtё organi i fundit per percaktimin e lokacionit dhe leshimin e lejes pёr ndёrtime tё memorialeve. Megjithatё, praktikat ndryshojnё meqё menjёherё pas luftёs nuk ka pasur formё proceduriale pёr ndёrtimin e memorialeve nё fshatra, e mё vonё procedura kryesisht janё pёrfillur vetёm nё qytete. Poashtu kjo ёshtё varur edhe nga konstituimi i organeve komunale pёrgjegjёse pёr ndёrtime, tё cilat tek mё vonё u konstituan plotёsisht. Nёpёr fshatra, memorialet kryesisht u janё ndёrtuar dёshmorёve nё vendin ka ata kanё rёnё, dhe pёr kёtё nuk ёshtё konsideruar se duhet leje nga komuna. Ka qenё e vetёkuptueshme qё komuna do tё pajtohej me pёrkujtimin nё kёtё formё tё dёshmorёve. Iniciativat pёr ndёrtimin e memorialeve nё tё gjitha komunat kryesisht vijnё nga familjarёt e dёshmorёve, Shoqata e Veteranёve tё Luftёs dhe nё disa raste edhe nga Kuvendi Komunal. Pra, flasim pёr njё kujtesё tё privatizar. Pёr shembull, nё Gjakovё  varrezat e Cabratit janё ndёrtuar me kёrkesёn e dy apo tri familjeve tё dёshmorёve, por investimi ёshtё bёrё nga komuna. Ndёrsa familja Gola (familje e dёshmorёve)  ka shfrytёzar tokёn e tyre dhe kanё ndёrtuar memorialin pёr dëshmoret  e rene gjate luftës se fundit. Ne fshatin Shqiponje eshte gdhend nje gur ku jane shkruar emrat e deshmoreve tё komunёs sё Gjakovёs. Nё kёtё komunё nuk ka memorial tё ngritur pёr gratё dёshmore.

‘Monumentet jane ndertuar shume shpejt pa kritere te forta, me imponime, nuk iu jane pershtate arkitektures, pa konkurse…’ –  Gjakovё.

Nё Prizren, procedurat janё pёrfillur vetёm nё qytet ndёrsa nё fshatra, janё kryesisht familjarёt apo Shoqata e Veteranёve tё Luftёs qё kanё ndёrtuar memorialet pa i pёrfillur procedurat. Diskutimi nё Prizren ёshtё zhvilluar edhe nё nivelin teorik tё kujtesёs kolektive, duke u pёrpjekur tё kontekstualizohen teoritё nё rastin e Kosovёs. Ndёr tё tjera, pjesёmarrёsit konsiderojnё qё procesi i materializimit tё kujtesёs, pёrgjithёsisht ballafaqimi me tё kaluarёn kёrkon punё konrekte nga qeveria dhe jo biseda mbi tё. Pёr mё tepёr ata konsiderojnё qё ky proces ka rёnё pre e grupacioneve tё ndryshme politike dhe e gjёrave triviale.

‘Ai që ka pushtu kujtesën e ka pushtu edhe individin, e ka pushtu edhe vendin edhe territorin edhe hapësirën’ – Prizren.

Diskutimi ven nё sipёrfaqe ndjeshёmrinё e qёshtjes sё pёrzgjedhjes se kush duhet tё pёrkujtohet, dhe rёndёsinё nё kuptimin qё memorialet janё dёshmi e sё kaluarёs, megjithatё pjesmarrёsit fuqishёm besojnё se ky proces duhet tё ketё standarde  dhe norma mbi tё cilёt bartet pёrkujtimi kolektiv mbi tё rёnёt nё luftё dhe luftёn nё pёrgjithёsi.  Ndёr propozimet tjera nё kёtё komunё, ёshtё krijimi i njё muzeu meqё sipas pjesёmarrёsve, ka materiale pёr tu  ekspozuar si rroba tё ushtarёve, libra etj.

Nё Ferizaj, del se ёshtё Shoqata e Veteranёve tё Luftёs (ShVL) kryesisht ndёrmjetёson dhe administron inciativat pёr ndёrtimin e memorialeve. Pra, ShVL nё emёr tё inicuesve e paraqet kёrkesёn pёr lokacion te komuna dhe pastaj shpallet konkursi nё kuptimin e dizajnimit tё projektit. Konkursi shpallet varёsisht se kush ёshtё bartёs i investimeve. Praktikisht,  investitori është ai që shpall dhe vendos pёr konkursin. Nё kёtё komunё poashtu ёshtё diskutuar qёshtja e dizajnimit tё kёtyre memorialeve.

‘Nëse nderohet një dëshmor nuk don me than me ia qit edhe kallashin aty se është pak e vrazhdë… për mua heroi nuk është kallashi, është liria. Dmth është më mirë me u paraqit me një simbol të paqes se sa me një simbol të vrazhdë të luftës‘ – Ferizaj

Nё komunёn e Kacanikut dhe Hanit tё Elezit, diskutimi, natyrshёm, ёshtё drejtuar kah dёbimi masiv i popullatёs nё vitin 1999. Sa i pёrket memorializimit, nё vitin 2008, nga qeveria ёshtё vendosur njё pllakё pёrkujtimore nё mes zonё midis Kosovёs dhe Macedonisё, mirёpo, pjesёmarrёsit konsiderojnё se ajo pllakё ёshtё shumё simbolike dhe nё fakt nuk arrin tё paraqesё dhe tё simbolizojё periudhёn e dёbimit tё shqiptarёve nga Kosova nё vitin 1999. Kacaniku dhe Hani i Elezit, rishtazi tё ndara si dy komuna tё vecanta, janё njё shembull i mirё i bashkёpunimit tё tё gjitha organeve si ato tё komunёs, qytetarёve, komunitetit tё biznesit dhe ish TMK-se nё ndёrtimin dhe krijimit tё hapsirёsё pёr varrezat e dёshmorёve tё kёtyre dy komunave. Nё Kacanik, Qendra pёr Kujdes dhe Mjekёsi Familjare mban emrin e dy grave (motra) tё rёna nё luftё. Nё fokus grup nuk pёrmendet nёse ato kanё qenё luftёtare nё rradhёt e UCK-sё.

Kujtesën kolektive unë e kuptoj si shpëtim të mbamendjes së popullit për historinë e vet – Kacanik, Hani i Elezit.

Nё Pejё, si nё komunat tjera, ёshtё Departamenti i Urbanizmit qё lёshon lejet dhe projekton memorialet. Njё nga qёshtjet qё pjesёmarrёsit nё kёtё grup diskutuan ёshtё vendodhja pa leje e lapidarёve nё pronat shoqёrore. Kjo, shprehen pjesёmarrёsit, me zhvillimin e vendit psh. ndёrtimin e autostradave apo rrugёve, krijon konflikte meqё lapidaret e ndёrtuara buzё rrugёs, duke qenё se nuk janё pjesё e planit tё komunёs, do tё duhej tё largoheshin nё vende tjera apo t’u gjindet ndonjё zgjidhje tjetёr. Brenda kёsaj komune, nё fshatin Kosoriq me kontributin e familjarёve ёshtё ndёrtuar memoriali i dy grave, nёnё e bijё. Njёra dihet tё jetё veprimtare pёr cёshtje kombёtare. Ndёrsa nё oborrin e spitalit tё Pejёs, ёshtё ngritur lapidari dhe pllakё pёrkujtimore pёr luftёtaren e UCK- sё Myrvete Maksuti. Nё komunёn e Pejёs, nё varrezat apo memorialet kolektive, janё bashkarisht tё shёnuara emrat e femrave dhe meshkujve dёshmorё tё luftёs sё fundit nё Kosovё. Edhe nё Gjilan, procesi i ndёrtimit tё memorialeve nuk ndryshon nga komunat tjera. Edhe kёtu ShVL ёshtё shpesh herё ndёrmjetёsuese midis iniciatorёve tё memorialit dhe komunёs. As kjo komunё, nuk i ka shpёtuar anёshmёrisё politike partiake. Komuna e Gjilanit i ka ndёrtuar njё memorial veprimtares dhe dёshmores Hanumshahe Dumani nё fshatin Zhegovc.

Sa i pёrket drejtёsisё tranzicionale, nga fokus grupet vёrehet se ka pak informata tё qarta mbi ndonjё iniciativё konkrete.  Cka e karakterizon secilёn komunё nё tё cilёn janё zhvilluar fokus grupet ёshtё paqartёsia apo shumёkuptimёsia e vetё termit/konceptit tё Drejtёsiё Tranzicionale. Ekziston vullneti pёr tu ballafquar me tё kaluarёn por nёse vjen si nismё nga qeveria.  Ballafaqimi me tё kaluarёn nёnkupton shumё qёshtje dhe praktika por nё kёtё rast ballafaqimi nuk ka nёnkuptuar pajtimin ndёretnik, por ёshtё diskutuar mё shumё pёr nevojёn emergjente pёr tu regjistruar dhe finalizuar tё dhёnat pёr tё vrarёt gjatё luftёs, dёbuarve, tё dhunuarave , dёmet materiale, bёrja e padisё kundёr Serbisё dhe kёrkesa pёr kompensimin tё dёmёve nga Serbia. Nё shumicёn e komunave, Drejtёsia Tranzicionale, u diskutua nё mёnyrё shumё konkrete, gjegjesisht pjesёmarrёsit theksojnё vecanarisht mungesёn e trajtimit tё drejtё tё ish tё burgosurve dhe tё dёmtuarve nga lufta. Familjarёt e viktimave, tё tё pagjeturve, ish tё burgosurit vazhdojnё tё jenё pjesё e margjinalizuar e shoqёrisё ngaqё pёrvec qё janё peng i tё kaluarёs sё dhimbshme, gjendja e tyre materiale lёngon. Ligji për statusin dhe të drejtat e familjeve të dëshmorëve, veteranëve, invalidëve dhe pjesëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të viktimave civile të luftës është nënshkruar në maj të vitit 2005 nga shefi i atëhershëm i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen, në prani të kryeministri të asaj kohe Agim Çeku dhe përfaqësuesve të ndryshëm të Organizatave të dalura nga Lufta e UÇK-së. Sipas Petersenit “Me këtë ligj ne pranojmë kontributin që kanë dhënë martirët e luftës, për paqe në Kosovë“.  Kryeminstri Çeku në atë rast ka deklaruar se përkundër që ligji është dashur të bëhet shumë më herët, është shumë i rëndësishëm pasi tash e tutje këto kategori do të kenë mbrojtje institucionale. Nё praktikё, mbrojtja institucionale ёshtё mjaft simbolike dhe me favorizime nё alokimin e benefiteve pёr familje tё caktuara (nga interivsta me QHDP).

‘…për fat t’keq familjet e viktimave cdo ditë e ma shumë po mbesin t’vetmume, pak kush po ju kushton kujdes…janё përvjetorët, ku atёherё shkojnë gazetarët i intervistojnë, ndonjë politikan shkon e mbanë ndonjë fjalim edhe aty mbyllet krejt qështja e tyne, dmth 364 ditë tjera ata janё t’vetmum’. – HLC,Prishtinё.

Ne disa raste, si pёr shembull nё Kacanik dhe Han tё Elezit, pjesёmarrёsit tregojnё pёr raste konkrete pёr vrasje tё burgosurve tё Dubravёs dhe emrat e kriminelёve. Një nga pjesëmarrësit tregon poashtu për dëshminë e një ushtari të UCK-së i cili thotë se nëpër shtëpia në këto fshatra kanë gjetur rrobat të grisura të grave, duke aluduar në keqtrajtimin dhe dhunimin e tyre. Më pastaj, thotë ai, këto rrobe janë varrosur.

‘..e di cka më thotë ai ushtari, një bashkëvendas, thotë beso thotë cka kemi bo me ato tesha i kemi marrë dhe i kemi varros, kurrë nuk e harroj këtë shprehje kur më thotë “i kemi marrë teshat e brendshme të vajzave shqiptare dhe i kemi varros”, `- Kacanik, Hani i  Elezit.

Ndër të tjera, shquhet kёrkesa qё Kosova tё ketё nё nivelin shtetror organet e veta qё merren me drejtёsi tranzicionale, dhe jo kёto nisma tё vijnё nga organizata jo qeveritare meqё ato varen nga donatorёt dhe nuk kanё qёndrueshmёri. Nё lidhje me regjistrimin e dёmeve tё luftёs, nё Gjakovё dhe Gjilan, sipas tё dhёnave nga fokus grupet del se pas luftёs ka pasur njё pёrpjekje nё kёtё drejtim. Nё Gjakovё gjate vitit 1999 – 2000 janё vizituar 67 fshatra dhe janё regjistruar objektet e djegura, dhe ёshtё regjistruar gjendja sociale. Mё pastaj kёto  shёnime i janё dёrguar Kuvendit Komunal.  Nuk ka informacion se kush e ka udhёhequr kёtё regjistrim. Ndёrsa nё Gjilan, sipas njё ish zyrtari tё Gjykatёs sё Qarkut, nё funkcion nё vitin 2002, Qeveria e Pёrkoshme e asaj kohe ka themeluar grupin e juristёve i cili grup ka evidentuar viktimat dhe dёmet e luftёs sё fundit nё Kosovё. Sipas kёtij zyrtari, materiali prej 150 faqesh i ёshtё dorёzar policisё sё UNMIK-ut e cila nuk ka ndёrmarrur asgjё lidhur me kёtё dosje dhe pastaj kjo dosje i ёshtё dorёzar EULEX- it. Nuk ka informata mё tutje se kush merret tani me kёtё material dёshmish pёr krime lufte dhe regjistrime tё dёmёve materiale.

’11 vite pas pёrfundimit tё luftёs Kosova ёshtё me 1845 persona te pagjetur nё mesin e tё cilёve janё afёr 500 jo-shqiptare, me njё ‘armate’ familjarёsh tё viktimave dhe tё tё pagjeturve te paintegruar ne shoqёri, tё pakёnaqur me reparacionet simbolike finansiare tё ndara nga buxheti i konsoliduar i Kosoves, tё pakёnqur me trajtimin nga vetё shoqeria…’ – QHDP, Prishtinё.

Njё nismё serioze nё punёn e ballafaqimit me tё kaluarёn, nё nivelin rajonal, ёshtё bёrё nga Fondi pёr tё Drejtёn Humanitare, e cila ёshtё iniciuese e krijimit tё një komisioni rajonal për nxjerrjen e fakteve për krime lufte, dhe fakteve për shkelje tё rёnda tё tё drejtave tё njeriut. Ky komision do tё mbulon periudhën nga 1991-2001 ku përfshihen tё gjitha luftrat e ish-Jugosllavisë edhe ajo e fundit e Maqedonisë nё vitin 2001. Nё fokus grupet e organizuara, pak pjesёmarrёs dinё pёr kёtё nismё, krysisht ata qё dinё janё pjesё e kёsaj ndёrmarrjeje.

Nё pёrgjithёsi, nё kёtё pjesё tё diskutimit, nga fokus grupet vёrehet njё mosbesim dhe pasiguri nё atё se cilat janё kompetencat e organeve qeveritare dhe atyre ndёrkombёtare dhe cili ёshtё roli i kёtyre tё fundit nё kёtё proces.

‘Ndërkombëtarët kanë insistuar që me fal dhe me harru…. jemi në një antagonizëm nga ajo që ju kërkoni, sepse ju kërkoni të kujtoni një cështje në anën tjetër bëni thirrje të harrohet’.  Prizren.

Kёto dy tema, tё ndёrlidhura me njёra tjetrёn dhe pjesё esenciale tё njёra tjetrёs, janё jashtёzakonisht tё vёshtira dhe komplekse pёr tu diskutuar, qoftё nga aspekti teorik qoftё nga ai praktik. Megjithatё, ky raport i shkurtё ёshtё fokusuar vetёm nё gjetjet nga fokus grupet e zhvilluara, duke shpresuar se kёshtu do tё jetё bazё mbi tё cilin mund tё zhvillohet njё hulumti mё i gjerё.

color
http://www.alterhabitus.org/wp-content/themes/maple/
http://www.alterhabitus.org/
#d8d8d8
style1
paged
Loading posts...
/usr/www/users/alterhd/
#
on
none
loading
#
Sort Gallery
on
yes
yes
off
on
off