Thirrje për abstrakte për ‘Feminizmat në Kosovë’ – vëllimi 2.

Mar 30, 2018

admin

Lajme

0

Alter Habitus ka fillu me botimin e ‘Feminizmat në Kosovë’ – një seri e punimeve eseistike dhe akademike të cilat synojnë të nxjerrin në sipërfaqe dinamika socio-kulturore të zhvillimit të aktivizmit, mendimit dhe dijes feministe, nga kandvështrime dhe ideologji të ndryshme përgjatë historisë në Kosovë.

Temat që munden me u përfshi në ‘Feminizmat në Kosovë’ – vëllimi 2, janë ato tema që trajtojnë të drejtat gjinore, veçanarisht të grave, prej kategorive të ndryshme analitike përfshire këtu ndërthurjen (intersectionality). Poashtu me interes janë temat që tregojnë për kontekstualizimin e teorive feministe në Kosovë, qoftë përmes projekteve të shoqnisë civile, atyre të qeverisë, punëve individuale artistike apo shkencore. Rrëfimet për jetnat e grave, të arritunat e tyne në sfera shoqnore, kulturore, politike, artistike, shkencore, përgjatë historisë janë poashtu tema që përshtaten në ‘Feminizmat në Kosovë’. Analiza feministe në rrafshin arkitektural e urbanistik janë tema jo mjaftueshëm të trajtueme, prandaj edhe të mirëseardhuna. Pastaj temat që bajnë analizë feministe të veprave të ndryshme letrare, apo veprave tjera artistike, madje edhe filmave e çdo teksti medial, janë po aq të pëlqyeshme. Recencionet e veprave të ndryshme janë gjithashtu me interes.

Vëllimet janë në shqip dhe anglisht, dhe përveç shkrimeve autoriale botohen edhe përkthime të punime veçmë të botueme në revista shkencore apo jo shkencore, pjesë të librave etj.

Abstraktet duhet të kenë 300 fjalë, të kenë titullin e punimit, emrin dhe mbiemrin e autores/it, së bashku me një biografi të saj/tij të shkurtë me jo më shumë se 10 rreshta. Abstrakti me biografinë e shkurtë të nisen në adresën feminizmat@gmail.com deri me 30 prill 2018. Lajmërimi për pranimin e abstrakteve për këtë vëllim asht 15 maj 2018.

Punimet munden me u dërgu në anglisht dhe në shqip.

Mos hezitoni me shkru në feminizmat@gmail.com për çfardo paqartsi që mundeni me pasë rreth temave, afatit të dorzimit, formës së shkrimit etj.

Post by admin

Comments are closed.