Mbramje e Pessoas: Lexime nga Gazi Bërjalolli
Leximi i fragmenteve të Fernando Pessoas nga libri “Libri i shqetësisë” të përkthyeme nga Gazmend Bërlajolli – 22 korrik, 2010
Lexon: Gazmend Bërlajolli
Fernando Pessoa (1988-1935) asht poet i shquem modernist portugez i fillim shekullit XX, i lanë në labirinthet e harresës për gati gjysmë qindvjetëshi mbas vdekjes, gjatë këtyne 10-15 vjetëve të mbramë ka zanë me u rilindë në sferën letrare jo vetëm portugeze, por edhe botnore (Revista ars, “Më folni për shqetësimin!”)
Gazmend Berlajolli asht gjuhëtar, redaktor dhe përkthyes. Ka përfundu studimet Bachelor për Gjuhësi në Universitetin e Londrës dhe Master në Gjuhësi në Universitetin e Prishtinës. Asht redaktor në shtëpinë botuese Rrokullia dhe punon si hulumtues në OJQ Admovere dhe si përkthyes i pavarun. Asht edhe mësues i shqipes për të huejt. Shkruen kryesisht artikuj për çështje gjuhësie të shqipes.