Bisedat feministe: Historia, Kujtesa dhe Dallimi është Ateleja e 5-të brenda kornizës së projektit të Hartëzimit të Kujtesës në Kosovë

HomeBisedat feministe: Historia, Kujtesa dhe Dallimi është Ateleja e 5-të brenda kornizës së projektit të Hartëzimit të Kujtesës në Kosovë

Bisedat feministe: Historia, Kujtesa dhe Dallimi është Ateleja e 5-të brenda kornizës së projektit të Hartëzimit të Kujtesës në Kosovë[i]që i hulumton vendet zyrtare, por të kontestuara, të kujtesës si dhe ngjarjet e kaluara. Epistemologjia e përdorur në këtë vepër bazohet në kontrastimin e kujtimeve zyrtare, rrëfimeve të ngulitura historike (p.sh. librat e historisë, diskurset zyrtare) dhe të materialeve arkivore, si dhe atyre alternative e të margjinalizuara, për ta mundësuar leximin kritik të të kaluarave të ndryshme. Prandaj, Hartëzimi i Kujtesës së Kosovës synon të nxjerrë një kuptim të ri nga perspektiva të shumta të të kupturit të kujtesës dhe të përkujtimit në Kosovë.

Aktivizmi i grave, përvojat e përditshmërisë, mobilizimi dhe rrjetëzimi janë në një pjesë të madhe historikisht të përjashtuara nga hapësira politike zyrtare, përkujtimi dhe meta-narrativat mbizotërues. Në rrëfimet kombëtare hegjemoniste dhe në histori, gratë janë përfaqësuar kryesisht si nëna që vajtojnë dhe/ose viktima të luftës. Përvojat e grave për luftën dhe rezistencën, përpjekjet për ndërtimin e paqes dhe mënyrat në të cilat mobilizimi i tyre ka ndikuar në transformimin e shoqërisë janë përjashtuar tërësisht nga historia dhe praktikat e përkujtimit.

Pas shkatërrimit të dhunshëm të Jugosllavisë Socialiste dhe luftrave të viteve 1990 gratë nuk ishin thjesht spektatorë dhe viktima. Ato u mobilizuan në rezistencë ndaj luftës dhe politikave të dhunshme nacionaliste. Ky veprim solli bashkëpunim përtej ndarjeve etnike dhe kufijve. Kështu, aktivizmi i grave i konstituoi gratë si agjentë të ndryshimit, të politikës e të pushtetit. Për më shumë, aktivizmi publik i grave – i krijuar nëpërmjet bashkëpunimit, solidaritetit dhe motërzimit, si dhe kontestimit – nxiti zhvillimin e një lëvizjeje feministe në rajon.

Nga pikëpamja e sotme dalin dy pyetje. Së pari, kur shohim agjencinë e grave në konflikte e histori të luftës, si dhe përkujtimin, duhet të pyesim pse mobilizimi dhe rezistenca e grave margjinalizohen, shtypen dhe harrohen në formacionet e pasluftës dhe të ndërtimit të shtetit. Së dyti, ndërkohë që ndarjet nacionale në konflikte mbeten të gjera, si ia dolën gratë aktiviste t’i kapërcenin ndarjet e tilla, si dhe ta negocionin e ta trajtonin dykuptimësinë që përfshin identiteti kombëtar? Ateleja synon të ofrojë disa përgjigje për këto pyetje. Duke bërë kështu, beson se do të sfidojë përjashtimin dhe margjinalizimin e agjencisë së grave dhe përvojave të tyre heterogjene në vitet 1990, përgjatë gjithë hapësirave të Jugosllavisë post-socialiste.

Një diskutim gjithëditor në panel me gratë aktiviste nga Kosova dhe rajoni do të rrëfejë dhe të përmbledhë historitë dhe kujtimin e aktivizmit të grave siç kujtohen dhe interpretohen nga vetë gratë aktiviste. E pasuar nga një diskutim mbi feminizmin dhe dallimin, Ateleja mëton ta vërë në pah shumëllojshmërinë dhe kompleksitetin e narrativave të grave mbi aktivizmin, mobilizimin, bashkëpunimin, si dhe përvojat e luftës dhe të rindërtimit të pasluftës.

 

Pjesëmarrëset: Igo Rogova, Rada Iveković, Sevdije Ahmeti, Lepa Mladjenović, Shukrije Gashi, Staša Zajović, Nazlije Bala, Nela Pamuković, Safete Rogova, Dunja Blažević, Daša Duhašek, Biljana Kašić, Suzana Qapriqi.

Moderatoret: Linda Gusia, Nita Luci, Vjollca Krasniqi

 

[i]Hartëzimi i Kujtesës së Kosovës është projekt bashkëpunues trevjeçar mes forumZFD – Programi Kosovë, Alter Habitus – Instituti për Studime në Shoqëri dhe Kulturë dhe Programit të Universitetit për Studime dhe Hulumtime Gjinore (UP).

0
0
color
https://www.alterhabitus.org/wp-content/themes/maple/
https://www.alterhabitus.org/
#c8c8c8
style1
paged
Loading posts...
/usr/www/users/alterhd/
#
on
none
loading
#
Sort Gallery
on
yes
yes
off
on
off