Mramje leximi poezish e bisede per Sirine

HomeProgrameKulturëMramje leximi poezish e bisede per Sirine

Vjetëve të fundit, bota pa horrorin e luftës në Siri, viktimat brenda dhe jashtë Sirisë. Pamjet e Ajlanit tre vjeçar i përmbytun në brigjet e detit në Turqi, të Omranit pesë vjeç pas bombardimeve të Halepit, e shume të tjera, vënë në pikëpytje të madhe, përsëri, njerzoren por gjithashtu dinamikat gjeopolitike të fuqive të mëdha e politikat ndaj refugjatëve në Evropë. Si akt solidariteti për jetët e humbuna dhe refugjatët e kësaj lufte, Alter Habitus me Qendrën Multimedia ju fton në nji mbramje leximi të poezisë e prozës së shkrimtarëve sirianë dhe bisede rreth temave që kanë të bajnë me trashëgiminë kulturore dhe gjininë, para dhe pas fillimit të luftës në Siri. Leximet përfshijnë shkrimet e poetes/prozatores siriane me origjinë shqiptare Aicha Arnaout (nga frengjishtja përkthyer nga Urim Nerguti), poetit Ghayath Almadhoun (nga anglishtja përkthyer nga Eli Krasniqi), Hammed Abboud dhe Rasha Omran (përkthyer nga gjermanishtja Shkumbin Brestovci). Midis leximit të poezive do të diskutojmë me Avni Rudakun – kolumnist për kulturë, përmes Skype me Sead Zimerin – filozof (Norvegji). Poashtu, përgjatë mbramjes, do të shfaqen fotografitë autoriale të fotografit të luftës Vedat Xhymshitit. Ndërkaq poezitë e shkrimtarve lexohen prej Eli Krasniqit, Jeton Nezirajt, Imer Topanicës dhe Dafina Zherkës.

Bashkeorganizim me Qendra Multimedia, 13 janar 2017

color
https://www.alterhabitus.org/wp-content/themes/maple/
https://www.alterhabitus.org/
#c8c8c8
style1
paged
Loading posts...
/usr/www/users/alterhd/
#
on
none
loading
#
Sort Gallery
on
yes
yes
off
on
off