Ngjarje Publike – Hartëzimi i Kujtesës #2

Më 23 dhjetor 2015, duke filluar nga ora 17.00 në Dit ‘e Nat’, ForumZFD – Programi i Kosovës, Programi Universitar për Studime dhe Hulumtime Gjinore, Universiteti i Prishtinës dhe Alter Habitus – Instituti për Studime në Shoqëri dhe Kulturë organizuan Ceremoninë Publike dhe Përmbyllëse për projektin e memories së kujtesës në Kosovë # 2.

Në këtë rast, pjesëmarrësit e projektit nga njëra anë dhe fasilitatorët e punëtorive në anën tjetër, në mënyrë interaktive, prezantuan dhe diskutuan rreth katër tema të ndryshme në lidhje me kujtesën dhe të kaluarën në Kosovë, të cilat ishin fokusi i projektit “Hartëzimi i Kujtesës në Kosovë” gjatë zhvillimit të aktivitetet në 2015.

Këto ishin temat e diskutuara në grupe:

Lidhja e Prizrenit mes Perëndimit dhe Lindjes: Historia, Trashëgimia dhe Politika – Endrit Bytyqi / Fisnik Abazi

Mitrovica – Historia shoqërore e një qyteti: Puna, kultura dhe politika – Fjollë Caka / Gentian Berbati

Të mbijetuarat dhe viktimat e përdhunimit e luftës, memoralizimi dhe arti – Jeta Rexha / Trina Binaku / Venera Cocaj

Ngritja dhe rënia e rezistencës paqësore në Kosovë; 1990 – 1999 – Lirika Demiri / Ramadan Sokoli

Ligjëruesit e pranishëm në këtë ngjarje ishin:  Dr. Vjollca Krasniqi – Sociologe dhe ligjëruese në Universitetin e Prishtinës – Linda Gusia – kandidate PhD – Sociolog dhe pedagoge në Universitetin e Prishtinës . Prezantimet dhe diskutimet u moderuan nga Arben Ahmeti.

Ceremonia Përmyllëse Publike e Hartëzimit të Kujtesës në Kosovë # 2 u pasua nga një koktej, me të cilin rast, fasilitatorët i dhanë çertifikatat e pjesëmarrjes së HHK

Post by admin

Comments are closed.