Letërsia Lëvizëse: Prishtinë

Alter Habitus, organizon edicionin e parë të ‘Letërsia Lëvizëse’ – seri ngjarjesh letrare nëpër qytete në Kosovë. Ky edicion do të përkujtojë dhe festojë jetën dhe krijimtarinë e shkrimtarëve: Fehime Selimi, Shpresa Vinca Tuda dhe Mirko Gashi. Letërsia e tyre do të lexohet në oborret e shtëpive të tyre, sheshet e qyteteve apo lagjeve.

Në Prishtinë (17.09.2018, ora 17:00) lexojmë dhe diskutojmë letërsinë e shkrimtarit Mirko Gashi në rrethin e Kurrizit ku ka kaluar shumë kohë gjatë jetës. Shkrimtarët e ftuar për këtë mbrëmje që do të lexojnë veprën e tyre janë Arbër Selmani, Ardiana Shala Prishtina, Aurela Kadriu dhe Donika Dabishevci. Poezitë e Mirko Gashit i lexon Rina Krasniqi dhe nipi i poetit Simon Kurti. Vajza e poetit Zora Gashi Kurti në bashkëbisedim me Lura Limanin flet për Mirko Gashin si baba dhe poet. Mbrëmja organizohet në bashkëpunim me zinën ‘Lirindja’.

Post by admin

Comments are closed.