Hartëzimi i Kujtesës: Rimëkëmbja e së Kaluarës

Programi i Forumit ZFD – Kosova, Alter Habitus – Instituti për Studime në Shoqëri dhe Kulturë, Iniciativa e Historisë Gojore në Kosovë, Programi i Universitetar për Studime dhe Hulumtime Gjinore dhe Universiteti i Prishtinës, gjatë 15 dhe 16 Shtatorit 2015 organizuan një ngjarje dy ditore, bashkëpunim interdisiplinar, kritik, “Hartëzimi i Kujtesës në Kosovë: Rimëkëmbja e së Kaluarës” .


Ngjarja përfshiu një master klasë nga profesor Alessandro Portelli –  historian dhe njohës botëror mbi historinë gojore- ishte seminar i mbyllur dhe punëtori e librit. Klasa master titulluar “Rimëkëmbja e së Kaluarës: Bashkëbisedim me Burimet” nga Alessandro Portelli (profesor emeritus në Universitetin e Romës dhe profesor i ftuar në Universitetin e Kolumbisë dhe Princeton) u mbajt më 15 shtator 2015 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës nga ora 10:00 – 13 : 00.

Prof. Portelli foli para një audience të gjerë rreth Historisë Grale si një metodë hulumtuese e bazuar në terren, përvojat dialoguese, përdorimin e kujtesës dhe intervistimin si marrëdhënie dhe interpretimin e dokumenteve të historisë gojore si dhe rrëfimet e subjektivitetit. Të njëjtën ditë, nga ora 15:00 deri në orën 18:00, studiuesit, hulumtuesit, studentët dhe pjesëtarët e shoqërisë civile u mblodhën në një sesion të mbyllur të titulluar “Seminar mbi Hartëzimin e Kujtesës në Kosovë” për të diskutuar, paraqitur dhe reflektuar në tema që lidhen me kujtesën dhe historinë gojore.


Prezantimet dhe biseda në këtë seminar përfshinin tema të tilla si: Feja dhe Ndërtimi i Paqes, Arti dhe aktivizmi në Kosovë / Arti i Rezistencës, Rrëfimet e Margjinalizuara nga Lufta dhe Paqja, Studimet Kufitare – Kujtesa ndërgjenerative, E kaluara (e errët) si atraksion turistik, Amanet – nga riprodhimi kulturor në detyrimin kombëtar, Amësia politike dhe aktivizmi gjatë viteve ’90, Historitë Gojore të Kosovës etj.

Seminari u mbajt në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Më 16 shtator 2015, pjesëmarrësit e ngjarjes u takuan përsëri, tani për të diskutuar dhe konceptuar botimin në kujtesën dhe historinë gojore në Kosovë. Seminari u mbajt në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës prej orës 10:00 – 12:00.

Foto dhe redaktim: K.Krasniqi

Post by admin

Comments are closed.