Hartëzimi i Kujtesës #2 – Atelia e parë

27 Mars 2015 shënoi nisjen Hartëzimit të Kujtesës në Kosovë # 2 me atelierin e parë të projektit të fokusuar në Lidhjen e Prizrenit. Atelieri i parë i titulluar “Lidhja e Prizrenit midis Perëndimit dhe Lindjes: Historia, Trashëgimia dhe Politika” u mbajt nga 27 deri më 29 Mars 2015. Kjo atelie u udhëhoq dhe u fasilitua nga Nita Luci – PhD në Antropologji Kulturore nga Universiteti i Miçiganit- Ann Arbor – USA dhe ligjëruese në Universitetin e Prishtinës, ndërsa folës i ftuar dhe bashkë-fasilitues ishte Shkëlzen Gashi – Hulumtues dhe Publicist.

Atelieri i parë përbëhej nga një vizitë në terren njëditore dhe një seminar intensiv dy ditor. Dita e parë e atelierit kishte për qëllim vizitën në Lidhjen e Prizrenit, ku u pjesëmarrësit u takuan dhe biseduam me z. Parim Kosova (historian) dhe z. Dashnor Uka (dizajner grafik, kurator), dhe vizitë tek varri i Mehmed Ali Pashës (Maxharri) të Sylejman Vokshit në Gjakovë, ku u pritëm nga historiani i famshëm Prof. Masar Rizvanolli.

Dita e dyte e atelierit u drejtua nga Shkëlzen Gashi, ku pjesëmarrësit patën rastin të analizonin thellësisht interpretimet e ndryshme mbi Lidhjen e Prizrenit, duke filluar nga librat e teksteve zyrtare të shtetit në tekstet akademike shqiptare dhe ndërkombëtare. Pjesëmarrësit gjithashtu ishin të angazhuar në një debat të gjatë dhe konstruktiv duke u fokusuar në temën dhe ngjarjet, gjetjen e fakteve dhe vlefshmërinë e interpretimeve të ndryshme. (Përzgjedhja e materialeve të leximit për ditën e dytë të atelierit është bërë nga z. Gashi).

Dita e tretë e atelierit u drejtua nga Dr. Nita Luci, pjesëmarrësit ishin të ftuar të lexonin tekste që përqendroheshin në ekspozimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike, edukimin mbi historinë, mënyrat e ekspozimit të historisë dhe se si ta mësojmë historinë. Dr. Nita u kërkoi pjesëmarrësve të punojnë në grupe në vizualizimin e temave të mbuluara në atelie për të vendosur më tej temat për atë që grupet do t’i përqendrojnë shkrimet e tyre në formën e esesë, revistës, artikullit etj. Bazuar në informacionin dhe përvojën e fituar nga vizita, tregimi historik i ngjarjeve të përkujtuara në faqe (materialet e leximit, diskutimet dhe vizualizimi, dhe materialet arkivore në dispozicion). Përzgjedhja e materialeve të leximit për ditën e tretë të atelierit është bërë nga Dr. Luci).

Atelieri i parë (Lidhja e Prizrenit midis Perëndimit dhe Orientit: Historia, Trashëgimia dhe Politika) e HKK# 2 mblodhi rreth 15 pjesëmarrës, kryesisht studentë në Universitetin e Prishtinës dhe disa aktivistë të shoqërisë civile ndërkombëtare. Projekti Hartëzimi i Kujtesës në Kosovë# 2 (MMK # 2-2015) zbatohet në partneritet të ngushtë midis programit forumZFD – Kosovë, Alter Habitus – Instituti për Studime në Shoqëri dhe Kulturë dhe Programi Universitar për Studime dhe Hulumtime Gjinore, Universiteti i Prishtinës.

Foto: Vincent Lungwitz Editing: Korab Krasniqi

Post by admin

Comments are closed.