Diskutimi II- “Ballafaqimi me të Kaluarën – Drejtësia Tranzicionale në Kosovë

Sep 15, 2017

admin

Lajme

0

Me 6 gusht 2010 përgjatë festivalit ndërkombtar të filmit dokumentar dhe të shkurtë “Dokufest”, në Shtëpinë e Kulturës në Prizren, Alter Habitus organizoi diskutimin e dytë ‘Ballafaqimi me të kaluarën – Drejtësia Tranzicionale në Kosovë‘, në kuadër të projektit Kujtesa Kolektive dhe Drejtësia Tranzicionale në Kosovë. Diskutimi filloi pas shikimit të filmit “Enemies of the People” që trajtonte gjenocidin në Kambogjia.

Pjesmarrës në diskutim ishin Nora Ahmetaj në cilësinë e antares së komisionit rajonal për gjetjen e fakteve dhe të vërtetave ‘KOMRA’, dhe Visar Ymeri nga Vetëvendosje!, ndërkaq Eli Krasniq (Alter Habitus) moderoi diskutimin. E veçanta e këtij diskutimi ishte sjellja në tavolinë e dy vijave të ndryshme të mendimit sa i përket praktikave të drejtësisë tranzicionale në Kosovë. Për më tepër, pjesmarrja masive në këtë diskutim nxorri pyetje dhe tema tjera, pak të diskutuara por çështje me të cilat shoqëria në Kosovë preukupohet dhe përballet me to.

Post by admin

Comments are closed.