Diskutimi I- “Politikat dhe Praktikat e Kujtesёs Kolektive nё Kosovё”

Sep 16, 2017

admin

Lajme

0

Me 22 qershor 2010, në kuadër të projektit Kujtesa Kolektive dhe Drejtësia Tranzicionale (KK & DT) në Kosovë, Alter Habitus organizoi diskutimin e parë ‘Politikat dhe praktikat e kujtesës kolektive në Kosovë, që u mbajt në teatrin Oda në Prishtinë. Ky diskutim përveç tjerash, nxorri në sipërfaqe aspekte të ndryshme të Kujtesës Kolektive nga një kandvështrimi teoriko shkencor.

Pjesë të panelist ishin: Nita Luci – antrolpologe (Universiteti i Prishtinës), Vjollca Krasniqi – sociologe (Universiteti i Prishtinës) dhe Baki Svirca – studiues i Trashëgimisë Kulturore. Eli Krasniqi (Alter Habitus) prezantoi rezultatet preliminare të fokus grupeve të zhvilluara në shtatë qytete të Kosovës, si fazë e parë e projektit KK & DT në Kosovë. Pjesëmarrës tjerë ishin studijues të shkencave sociale, aktivistë nga shoqëria civile, pjestarë të organeve qeveritare dhe artistë.

Luci dhe Krasniqi diskutuan për Kujtesën Kolektive nga aspekti teorik dhe empirik. Tema e Krasniqit ishte “Identiteti, Kujtesa dhe Shtet- Ndërtimi”, ndërkaq Luci foli për “Vendodhjet e Kujtesës Kolektive – Midis popullit dhe popullizmit”. Svirca solli përvojën e tij me temën  “Institucionalizimi i Kujtesës Kolektive”.

Përgjatë këtij diskutimi, në sfond u projektuan disa nga fotografitë e memorialeve të ndërtuara nga 1999 – 2009, të cilat Alter Habitus është duke u hulumtuar dhe dokumentuar si fazë e dytë e këtij projektit KK & DT.

Post by admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.